Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Allishverish në terr! 

123
string(11) "Alisa Braho" string(62) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/01/alisa-fin.jpg"
nga Alisa Braho 27.01.2022 12:04

 

Për të bërë një distancim të qartë ndaj asaj që Bukowski e quante Faktotum, një njeri që i bën të githa llojet e profesioneve. Së pari, dua t’ja nis duke thënë se në vijim kemi të bëjmë me një mendim kritik dhe jo një analizë apo ekspertizë të energjitikës. Sot, më shumë se kurrë më parë kur Kryeministri i një vendi (presupozohet) demokratik sillet si faktotum, vetë zot, vetë shkop. 

Por, le të reshtojmë disa fakte që janë të ditura për publikun deri më tani: 1. ZRRE (Zyra e Rregullatorit për Energji) në raportin e fundit konsultativ propozon rishqyrtimin dhe si pasojë ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë. 2. Po i njejti institucion “i pavarur” në muajin Gusht 2021 pohonte qartazi se nuk do të ketë dhe mbi të gjitha nuk ka nevojë për një shtrenjtim të rrymës. Çfarë ndodhi në këto 5 muaj që sollën një kthesë 360 gradë? 

Për definicion, sa herë që qeveria ngutet të kalojë një propozim dihet që ose pas tij fshihet një skandal, ose është duke u përpjekur të fsheh një dështim të brendshëm organizativ të saj, e cila ka gjithmonë si dëm kolateral qytetarët e këtij vendi. Le t’i lëmë mënjanë konspiracionet dhe të prezumojmë pafajësinë se nuk kemi të bëjmë me një aferë korruptive, atëhere ngelemi tek opsioni B (si Kosova B :). 

Gazetarët në Kosovë shumë kohë përpara fitores së Kurtit, e kanë ngritur alarmin se Albin Kurti bën pjesë në kastën e politikanëve hiper-ambicioz që do ti shtijë të gjitha në dorë dhe autoritar. Megjithatë të gjitha këto mund të ishin vetëm hamendësime deri më dje, sot në fakt lehtësisht mund të konstatohet se Kryeministri Kurti e drejton vendin më shumë se sa si një republikë, si bajrak. 

Fjalimi në Parlamentin e Kosovës për turbina, filtera e bojlera përtej hilaritetit që krijoi në rrjetet sociale në fakt është thellësisht shqetësues dhe alarmues. Shqiptarët kanë eksperienca të hidhura me liderët të cilët njohin vetëm veten e tyre dhe gjithçka i rrethon ata ose s’dijnë, ose s’bëjnë. 

Vetëm fakti që media në Kosovë, ka mbi një muaj që vërtiten për t’i gjetur zgjidhje qeverisë për krizën energjitike, mjafton për të kuptuar se në fund të ditës kemi të bëjmë ekskluzivisht me një qeverisje të dobët dhe jo-efiçente. 

Përtej euforisë së të bërit opozitë, të cilët e kanë për detyrë të kritikojnë dhe mirë do ishte ta bënin këtë gjë, duke mos ja dorëzuar stafetën vetëm një pseudo shoqërie civile që organizon protesta kafkiane, si ajo e muajit Nëntor ku vetë Ministrja e Drejtësisë protestonte kundër vetëvetës. Një absurditet tragjik! 

Fakti që serbët e veriut në Kosovë nuk paguajnë asnjë cent për rrymën, fakti që qeveria nuk ka kërkuar asnjë hua/ndihmë për të përballuar krizën në vend që të rris çmimin e energjisë elektrike, e shumë të tjera janë disa nga propozimet që serviren në tavolinën e qeverisë kosovare sot. 

Po përse në vetëm 11 muaj punë një qeveri duhet të përballet me pamjaftueshmërinë e vetë për të qeverisur. Pra, nëse qeveritë nuk zgjidhen për të qeverisur e mbi të gjitha në situata të vështira sikurse këto sot, atëhere për çfarë janë?

Idea se qeveria e Kosovës është në vëshirësi përballë krizës energjitike dhe duhet mirëkuptuar, është një narrativë aspak serioze, e mbi të gjitha e rrezikshme e cila vendos opinionin publik përpara asaj që konsiderohet moralizimi i ekzekutivit. Pushteti ekzekutiv është gjithçka përvecse emocional, e si rrjedhojë është e pavend t’ju kërkohet qytetarëve të Kosovës të ndjejnë keqarrdhje apo mirëkuptim për keqmenaxhimin e një krize të paralajëmruar muaj më parë. 

Etika publike apo moraliteti politik, është një nocion i cili vjen nga lartë poshtë dhe jo vice versa. Megjithatë politika si domein i marrëdhënies mes pushtetit të dhënë dhe atyre që e japin atë, pa dyshim që do të duhet të kishte llogaridhënien në epiqendër të saj. 

Me llogaridhënie nënkuptohet nje proces transparent, i cili është cungur që në krye të herës mes qytetarëve të Kosovës dhe qeverisë Kurti. Kurba e deklaratave ka shkuar prej fajësimit publik të qytetarëve për shpërdorimin e energjisë elektrike, e deri tek e fundit ku përpara pak ditësh Kryeministri shpërtheu në parlament në një seri teknikalitetesh të pakuptimta turbinash, filterash e bojlerash. 

Me naivitet mund të mendohet se të gjitha këto kanë qenë të paqëllimshme, kur në fakt psikologjia inverse na dëshmon krejtësisht të kundërtën. Kryeministri dhe qeveria Kurti, përmes përmbysjes së narrativës dhe drejtimin e gishtit tek e shkuara fsheh pas saj një mori me vendime të nxituara, të keq-kalkuluara për qytetarët të cilët mund të rezultojnë edhe fatale për ekonominë e brishtë kosovare. 

Ngarkimi i opinionit publik me përgjegjësinë për të zgjedhur mes: pa rrymë, ose me rrymë të shtrenjtuar është cinike dhe përbën një shkelje flagrante të detyrave bazë që parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, mbi qeverinë e zgjedhur me votë e aq më tepër me votë plebishitare sikurse është rasti i qeverisë Kurti. 

Allishverish në terr i thonë kësaj, një gjetje tinzare ku qytetarët shantazhohen ja keni ndërprje, ja kemi rritje të çmimit të rrymës dhe a i faturohet kjo opozitës për gabimet e së shkuarës, qytetarëvë “dorëlëshuar”, apo “forcave të jashtme” kujt i bëhët vonë fundja? Kështu kriza tejkalohet jo në heshtje, por në terr informativ dhe me shpejtësi ashtu sikurse na ka hije ne shqiptarëve të cilët jemi famëkeq se harrojmë e falim shpejt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme