Kolumbia për herë të parë me ambasadore në Kosovë NULL NULL 30.07.2021 13:26 30.07.2021 13:26 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Kolumbisë në Romë, Gloria Isabel Ramirez Rios, e cila do të shërbejë si ambasadore jorezidente në Kosovë. Në takimin me të, Osmani ia uroi ambasadores Ramirez Rios emërimin si e para ambasadore e këtij vendi në Kosovë. Ajo e ritheksoi mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Kolumbisë dhënë vendit tonë dhe u shpreh e lumtur që raportet e mira me këtë vend po thellohen dita-ditës, njofton Klan Kosova. “Kolumbia është njëra ndër vendet e para e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që atëherë ajo ka qenë përkrah nesh në synimet për konsolidim të shtetësisë së Kosovës”, tha presidentja Osmani. Ajo i kërkoi ambasadores Ramirez Rios që vendi i saj të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si mekanizëm i cili do të shërbejë jo vetëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, por, mbi të gjitha madje, për përmirësimin e mëtejmë të jetës së qytetarëve. “Anëtarësimi i vendit në organizata ndërkombëtare për ne nuk nënkuptojnë vetëm forcim të shtetësisë, por më shumë siguri dhe më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë”. Ndërkohë, ambasadorja e Kolumbisë, Gloria Isabel Ramirez Rios, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Ajo ritheksoi se Kolumbia do të vazhdojë ta jetë përkrah Kosovës në të gjitha iniciativat ndërkombëtare. Osmani ia ka përcjellë ambasadores Ramirez Rios dëshirën e saj për ta mirëpritur në Kosovë presidentin e Kolumbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 10 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 17 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day