Kolonel Demiraj fajëson politikanët shqiptarë në pushtet NULL NULL 12.08.2015 14:54 12.08.2015 14:54 Koloneli i shtetit shqiptar, Dritan Demiraj, në periudhën e muajve të fundit ka qenë aktiv duke dhënë deklarata për Maqedoninë. Ai prononcimet e tij për ngjarjet në Maqedoni i ka filluar pasi Zoran Zaev publikoi biseda telefonike ku dëgjohej zëri i Gordana Jankullovskës duke fyer shqiptarët. Reagimi i Demirajt për këtë akt ishte i ashpër, megjithëse i gabuar. Për këtë gabim edhe “Lajm” bëri një shkrim, ku u tha se personat që duhet të sulmohen janë politikanët shqiptarë, gjegjësisht Ali Ahmeti, sepse ata qëndrojnë në një Qeveri me Nikolla Gruevskin. Deklarata tjetër e Demirajt vjen disa muaj pas kësaj ngjarjeje, pas tragjedisë që e kaploi malësinë e Tetovës, kur u përhap lajmi se doganat e Maqedonisë nuk lejojnë hyrjen e ndihmave të destinuara për Tetovë në Maqedoni. Edhe këtu i menjëhershëm ka qenë reagimi i Demirajt i cili prapë i akuzoi maqedonasit dhe sërish “Lajm” rikujtoi se ky është një skandal sepse partia shqiptare BDI në pushtet, ende nuk del nga Qeveria dhe ende e mban Gruevskin në pozitë. Mirëpo disa ditë më pas, kur tifozët maqedonas ushtruan edhe njëherë brutalitet ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, si duket Demiraj e ka kuptuar se fajtorë të vetëm për gjendjen e shqiptarëve janë politikanët shqiptarë, të cilët nuk punojnë në interes të shqiptarëve. Demiraj ka pyetur se deri kur politikanët shqiptarë të cilët i quan tradhtarë, do të rrinë pa folur, pa reagua, pa kundërshtuar dhe pa i kërkuar Gruevskit dhe Ministrit të Brendshëm të dënojnë me seriozitet tifozët banditë të Vardarit. “Te nderuar bashkëkombës! Vëllezër Shqiptare! Mbrëmë ne sheshin “Makedonia” ne Shkupin e trimave, kriminelet te drejtuar nga falangat shtetërore sulmojnë fëmije dhe gra te pafajshëm, deri ne dëmtime serioze fizike, aq dhunshëm njëlloj siç goditen njerëzit nga Shteti Islamik ne Irak. Deri kur politikanet tradhtarë te Shqiptareve te Maqedonisë do te rrinë pa folur, reaguar, pa kundërshtuar dhe pa i kërkuar Gruevskit dhe Ministrit te Brendshëm te dënojnë me seriozitet tifozët bandite te Vardarit. Vëllezërit kjo lloj politike Maqedonase nuk po Ben asgjë tjetër por veçse po përshpejton me dëshirën e Maqedonasve atë qe prej shume kohesh Perëndimi po mundohet ta shmange. Deri kur do te vazhdojmë te bëhemi viktima te një shteti qe nuk ka as integritetin me te Vogël për tu quajtur i tille. Nëse kjo politike shoviniste antishqiptare do te vazhdoje, Fyromasit shume shpejt do te vulosin me dëshirën e tyre fundin e bashke ekzistencës me Shqiptaret”, – shkruan koloneli i famshëm Dritan Demiraj nga Shqipëria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 13 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 33 minuta më parë