Kolonat nga reshjet e shiut në Prizren, po bllokojnë autoambulancat (VIDEO) NULL NULL 07.10.2024 08:49 07.10.2024 08:49 Autoambulancat, foto ilustruese Reshjet e shiut kanë krijuar kolona në Prizren, e sidomos në rrugën “Tirana”, aty ku dhe gjendet shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të mjekësisë familjare. Sipas korrespodentit të Klan Kosovës, Nuhi Salihu, kjo po bllokon qarkullimin e autoambulancave, njofton Klankosova.tv. “Reshjet e shiut me intensitet të ulët kanë qenë të pranishme dje gjatë gjithë ditës, por fatmirësisht nuk raportohet të ketë pasur vërshime. Por vlen të theksohet se si pasojë e këtyre reshjeve janë krijuar kolonat, sidomos në rrugën “Tirana” aty ku ndodhen qendrat tregtare. Kjo është një shqetësim i vazhdueshëm. Në atë rrugë ku po krijohen kolona, ndodhet dhe shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, dhe herë pas here bllokohen autoambulancat, të cilat i ofrojnë ndihmën e parë qytetarëve”, tha Salihu në “Ora Shtatë”, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë 42 minuta më parë
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 16 orë më parë