Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kolona të gjata në kufirin Shqipëri-Kosovë në Qafë Morinë (VIDEO)

NULL NULL
19.04.2019 17:37

Kolona të gjatë janë krijuar tek dalja në kufirin Shqipëri-Kosovë në Qafë Morinë.

Sipas disa pamjeve dhe informatave nga qytetarët që i kanë dërguar Klan Kosovës, qëndrimi në kolonë zgjat përmbi një orë e gjysmë.

Klan Kosova nepërmjet telefonit ka kontaktuar me Qendrën për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kufiri #QafëeMorinës: pritja është 3 deri 5 minuta për të hyrë në #Kosovëdhe 3 deri 5 minuta për të dalur. #Mirësevini #RrugëTëMbarëhttps://t.co/Hhnuc3BiaS.

Në përgjigjen e zyrtarëve të QMK-së u tha se problemi nuk qëndron tek pjesa e tyre, por tek pala shqiptare.
“Te ana jonë nuk ka kolona. Kolona ka kah ana e Shqipërisë”.

Edhe në faqën e këtij institucioni bëhet e ditur se hyrjet dhe daljet në këtë pikë kufitare nuk zgjasin më shumë se pesë minuta, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.