Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kolera vret dhjetra njerëz në Nigeri

NULL NULL
10.09.2018 19:34

Shpërthimi i koleras në Nigeri ka marrë 18 jetë.

Vdekjet janë raportuar nga State Borno që përfaqëson vetëm 2.6 për qind të 680 rasteve që janë nën trajtim, sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare – UNOCHA, njofton Klan Kosova.

Duke cituar zyrtarët lokalë, agjencia tha se shpërthimi i sëmundjes u zbulua për herë të parë më 19 gusht dhe është përhapur në tetë qytete.

Mirëpo kjo sëmundje ka kapur vende të shumta brenda këtij shteti, duke filluar nga Jere me 218 raste e deri te qyteti i Shani me gjashtë prej tyre.

Agjencia bënë me dije se masat më efektive të parandalimit kundër kolerës janë praktikat themelore të higjenës si përdorimi i ujit të pastër dhe të sigurt dhe rrjeti i kanalizimeve të duhura, e që ky shtet vështirë të i plotësoj.

Fushata vetdijsuese janë duke u bërë në forma të ndryshme duke përfshirë transmetimet në radio që janë duke u zhvilluar në komunitetet e prekura.

Kolera është një sëmundje bakteriologjike e rëndë dhe ngjitëse që shkakton jashtëqitje dhe të vjella.

Kolera si sëmundje ka filluar të vëzhgohet qe ne kohet e lashta . Për herë të parë ajo është paraqitur në Europë rreth vitit 1831.

Rreth vitit 1892, kolera e shkreton Afganistanin dhe përhapet në Rusi, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.