Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kolegët e gjetën pa ndjenja në vendin e punës, vdes minatori nga Klosi

NULL NULL
05.10.2025 14:31

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Cerujë, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”.

Aty dje një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt minerar, transmeton klankosova.tv.

Viktima është shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos, i cili më datë 3 tetor 2025, rreth orës 11:30, ndodhej në galerinë nr. 5 të subjektit minerar ku punonte, kur është gjetur pa ndjenja nga kolegët.

Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai u nda nga jeta.

Sipas Syri.net, nga grupi hetimor, nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me ndonjë aksident në vendin e punës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

lajme të ngjashme