“Kolaps në energji, ekonomi e Kuvend”, Çitaku thotë se për LVV-në kjo nuk ka rëndësi NULL NULL 20.06.2025 14:25 20.06.2025 14:25 Nenkryetarja e PDK-se, Vlora Çitaku. Foto: Klan Kosova Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar paralajmërimet se vendi nga nesër do të përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike. Ajo në një postim në Facebook shkruan se kolapsi në energji e Kuvend, sipas saj nuk ka rëndësi për Lëvizjen Vetëvendosje. “Kollaps në energji. Kollaps në ekonomi. Kollaps në politikën e jashtme. Kollaps në Kuvend. Por për LVV-në kjo nuk ka rëndësi. Sepse për ta, pushteti nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve, është qëllim në vetvete. Dhe për këtë qëllim, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka tjetër”, shkruan Çitaku, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 21 orë më parë