Koke: Doja finale spanjolle NULL NULL 14.05.2015 19:45 14.05.2015 19:45 MADRID, SPAIN - APRIL 21: Atletico de Madrid player Koke answers questions from the media during a press conference the day before the UEFA Champions League Semifinal first leg match between Club Atletico de Madrid and Chelsea FC at Vicente Calderon Stadium on April 21, 2014 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images) Mesfushori i Atletico Madrid tha se donte finale spanjolle, prandaj donte që rivalët lokal, Real Madrid të mposhtnin Juventusin. Mesfushori i Atletico Madrid, Koke, u shpreh pas ndeshjes së mbrëmshme Real Madrid – Juventus, që përfundoi me rezultat 1-1, duke u siguruar italianëve finalen e Champions League. Koke tha se është i lumtur për dy spanjollët tek Juventus, por që kjo nuk ishte ajo që donte. “Jam i lumtur për Moratën dhe Llorenten. Por, doja një finale spanjolle, dy përfaqësues të ligës sonë. Nuk ndodhi, kështu që duhet të kënaqemi që Barcelona është aty”. Ai foli edhe për La Ligan dhe fitoren e mundshme të Barcelonës në fushën e tyre. “Shpresojmë që Barcelona nuk do t’a fitojë titullin në fushën tonë. Ne duam që ta mbyllim kampionatin të tretët dhe nuk jemi ekip që bëjmë favore; do të luajmë për fitore, si gjithherë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days