Kokaina e Ekuadorit 85 përqind e pastër, vlen dhjetë milionë euro NULL NULL 09.10.2019 21:32 09.10.2019 21:32 Në këtë mënyrë ishte fshehur brenda kontejnerëve kokaina e nisur nga Ekuadori, një pjesë e së cilës u kap në Portin e Durrësit. Autoritetet greke kanë dhënë detaje të reja për zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 700 kg kokainë, nga të cilat u 137 kg u kapën në fund të Shtatorit në portin e Durrësit. Gjatë një konference për shtyp, pasditen e së mërkurës, përfaqësues të policisë dhe të doganës greke thanë se pastërtia e kokainës së dërguar nga Ekuadori ishte 85%. Ata kanë përllogaritur se vlera e drogës së sekuestruar i kalon 10 milionë eurot. Autoritetet greke kanë dhënë detaje edhe si ranë në gjurmë të ngarkesës, sinjalizimin për të cilën e kishte dhënë një shërbim i huaj doganor. Menjëherë u kontaktua zyra e DEA-s në Athinë dhe policia shqiptare. Droga e fshehur në kontejnerët me banane është zbuluar në Selanik dhe në Pire, gjatë disa datave, që nga fillimi i Gushtit, duke përdorur ekzaminimin me rreze X. Në disa raste droga ishte fshehur brenda mureve të kontejnerëve, e raste të tjera në motorët e frigoriferëve. Në vendet ku ishte fshehur kokaina, kishte edhe aparate GPS, me qëllim që dërguesit të dinin në çdo moment vendndodhjen dhe të njoftonin pritësit e ngarkesës./tv klan.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 24 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 35 minuta më parë