Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK ngushëllon familjen e gazetarit Avni Shabani

NULL NULL
16.12.2020 09:23

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur të sportit Avni Shabani.

Ai tha se Avni Shabani me virtytet dhe butësinë e tij do të mbahet në mend si një bashkëpunëtor dhe profesionist i madh.

“Me dhimje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur sportiv, Avni Shabani. Vetëm pak javë pas pensionimit nga mikrofoni dhe lapsi, të cilëve ua kushtoi një jetë duke punuar në të përditshmen Rilindja dhe Radio Kosova, Avniu na la përjetësisht!”.

“Avniu do të kujtohet përgjithmonë nga Lëvizja Olimpike e në veçanti nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku me praninë e tij, solli intervista dhe reportazhe të ndryshme, duke u shndërruar në zë i fuqishëm i aktiviteteve tona. Miku im, do të mbahesh mend si një bashkëpuntor dhe profesionist i madh, i cili me butësinë dhe virtytet e tij, la gjurmë të pashlyera në gazetarinë sportive dhe sportin në përgjithësi. Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, Radio Kosovës dhe gjithë miqëve të tij”.

lajme të ngjashme