Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK fiton çmim për dokumentarin “Kosova e Artë” në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv

NULL NULL
14.11.2022 19:38

Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar një nga çmimet që janë ndarë në edicionin e 40-të të Kampionatit Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar për pesë ditë në Milano të Italisë.

KOK-ut iu nda çmimi “Mention D’Honneur” në kategorinë “Shpirti Olimpik”.

Dokumentari i dedikohet rrugëtimit të dy kampioneve tona olimpike Tokio 2020, xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Çmimin, autorit të dokumentarit, Kushtrim Krasniqi, ia ndau presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë Sportive Televizive (FICTS), Franco Ascani.

Rreth 300 mysafirë ishin të pranishëm në ceremoni, mes tyre edhe personalitete të larta nga Komiteti Olimpik i Italisë, Ministria e Sportit të Italisë, drejtues të Federatave Ndërkombëtare, medalistë olimpikë, ish futbollistë të mirënjohur, regjisorë, producentë, etj.

Me një video mesazh të pranishmit i përshëndeti edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

140 filma (dolumentarë) sportivë nga mbi 100 shtete kishin aplikuar për çmime.

May be an image of text that says "FICTS FEDERATION INTERNATIONALE CINEMA TELEVISION SPORTIFS Organisation recognised by the INTERNATIONAL COMMITTEE SPORTOVE& TV MOVIES 40 ILANG INTERNATIONAL FICTSFEST WORLD CHAMPIONSHIP FINAL 300 MENTION D'HONNEUR OLYMPIC SPIRIT OLYMPIC VALUES GOLDEN KOSOVO Kosovo Olympic Committee KOSOVO Milan (Italy). Novembor 13. 2022 FICTS Internasona President Prof Francole Ascani"

lajme të ngjashme