Koci: Votojeni Albulenën, le të ju del e keqja (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 10:41 25.06.2025 10:41 Avokati Arianit Koci ka komentuar zhvillimet e fundit politike në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku ndër të tjera u ndal te diskutimi për propozimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e Kryetares së Kuvendit. Duke iu referuar kritikave ndaj saj, Koci tha se ajo duhet të votohet nga partitë e tjera që ta shoh edhe populli të keqen, transmeton Klankosova.tv. “Votoni Albulenën. Po thoni që është e keqe, në rregull. Por ajo që është e keqe, ndonjëherë para popullit del edhe më e keqe. Le ta shohin edhe një herë tjetër se si do t’i ndëshkojë vota e popullit”, tha Koci. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 17 orë më parë