Koci paralajmëron protestë nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në herën e 50-të NULL NULL 09.07.2025 13:45 09.07.2025 13:45 Avokati Arianit Koci Avokati Arianit Koci ka thënë se nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, i fton të gjithë qytetarët të protestojnë me të. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Sipas tij, ato do të kenë një protestë të qartë të funksionojnë institucionet dhe të marrë fund bllokada. “Kjo çështje na përket të gjithëve. Qytetaria aktive është e domosdoshme. Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim”. “Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm. P.S. Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici. Prandaj, më duhet ta di me kohë: A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?”, ka thënë Koci. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë