Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koci në Beograd, s’arrin të protestojë para Kuvendit – por ka një lutje

NULL NULL
11.06.2025 10:55

Avokati Arianit Koci, ndonëse paralajmëroi se do të qëndrojë një javë para Kuvendit të Kosovës si shenjë proteste për moskonstituimin e tij, sot nuk mundi të ishte prezent.

Kjo pasi ai gjendet në Beograd për t’u marrë me rastin e arrestimit të ish-policit special të Kosovës, Arbnor Spahiu.

Megjithatë, Koci ka një lutje të cilën e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Ai kërkoi nga mediat të mos ua japin mikrofonin deputetëve, pasi sipas tij, “ata po rrejnë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.