Koci, Kurtit: Nuk i ke rendet me shku ndejave – së paku jo ti që e ke blloku shtetin NULL NULL 29.06.2025 23:26 29.06.2025 23:26 Avokati, Arianit Koci. Foto nga arkivi Avokati Arianit Koci i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ka bllokuar Kuvendin dhe siç tha ai, i ka rënë në mend të shkojë në Operë në Drenicë. Ai duke iu drejtuar Kurtit i tha se nuk ka rendet të shkojë në ndeja. “E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp! Albin, shteti është në gjendje të jashtëzakonshme. Popullata po varfërohet”. “Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin. Më mirë puno. Ama puno për së mbari. Në anën tjetër, nuk kam më të lënë rahat, derisa të konstituohet Kuvendi”, ka shkruar Koci./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025