Koci: Kanë mbetur pak shqiptarë katolikë në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 25.12.2020 19:01 25.12.2020 19:01 Avokati i njohur, Arianit Koci, feston dy festa – atë të Krishtlindjes dhe të Bajramit. Kjo pasi babai i tij i takon besimit katolik dhe nëna besimit mysliman. Koci për Krishtlindjet e këtij viti ka thënë se në Katedralen “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë ka parë një numër shumë më të vogël të besimtarëve katolikë shqiptarë. Ai , në Orën e Pasdites në Klan Kosova, ka thënë se për të gjitha Krishtlindjet në Katedrale kishte edhe myslimanë të cilët festonin së bashku me katolikët shqiptarë. “Shkaku i pandemisë këtë vit nuk pati myslimanë të cilët festonin me katolikët. Kështu e pashë që ka shumë pak shqiptarë katolikë në Kosovë”, ka thënë Koci. Një pjesë nga intervista e tij mund ta shikoni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025