Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet Lista “Ideali” e Nuredin Lushtakut

NULL NULL
26.11.2024 11:29

Koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, sot zyrtarisht iu bashkua edhe Lista Ideali e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media ku edhe u nënshkrua koalicionit.

“Sot zyrtarisht e konfirmojmë që koalicionit tonë iu bashkua edhe Lista Ideali, e udhëhequr nga gjenerali Nuredin Lushtaku. Një shqiptar i zoti, luftëtar i hershëm. Ka mbajtur edhe funksione publike, ka qenë komandant i gardës në Ushtrinë e Kosovës e poashtu edhe deputet në një kohë të caktuar”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Kreu i AAK-së, kandidat për kryeministër i uroi anëtarët e koalicionit dhe iu tha “na priftë e mbara”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.