KMLDNJ kritikon Listën Serbe që lëshoi Kuvendin kur u nderuan viktimat e Srebrenicës NULL NULL 10.07.2020 18:25 10.07.2020 18:25 Këshilli për Mbrotjten e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se mosnderimi i viktimave të Masakrës së Srebrenicës është solidarizim me krimin. Ky reagim vjen pasi Lista Serbe lëshoi Kuvendin kur deputetët e Kosovës nderuan viktimat e kësaj masakre, njofton Klan Kosova. “Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përkujtim dhe nderim të viktimave të Masakrës së Srebrenicës e bënë një minutë heshtje që ishte detyrim moral të shprehjes së respektit ndaj të gjitha viktimave civile që janë ekzekutuar në luftërat e ish – Jugosllavisë”. “Deputetët e Listes Serbe injoruan këtë nderim dhe respekt duke e lëshuar sallën e Kuvendit gjatë kohës së përkujtimit të viktimave të Maskres së Srebrenices. Mohimi dhe injorimi i respektit të viktimave civile të Masakrës së Srebrenices nga Lista Serbe është mohim i të gjitha viktimave civile gjatë luftës së fundit, pandjeshmëri ndaj vuajtjeve dhe dhembjes që ende e ndjejnë familjet e viktimave dhe mosgatishmëri që përmes ballafaqimit me të kaluarën të ndërtohet një e tashme e pranuar nga të gjithë. Mosdistancimi nga krimi është në fakt solidarizim me krimin dhe këtë pikërisht po e demonstron Lista Serbe duke injoruar nderimin për viktimat civile të Masakrës së Srebrenices”, thuhet në reagim. “Midis 11-22 korrikut 1995, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të udhëhequra nga gjenerali i ish – ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq ekzekutuan dhe masakruan afërsisht 8000 civilë boshnjak, të moshave të ndryshme, në Srebrenicë”. “Ky ekzekutim i pashembulltë i civilëve të pambrojtur boshnjakë u cilësua si gjenocid mirëpo Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e mohoi përgjegjësinë direkte të ish – Jugosllavisë për këtë gjenocid. Përgjegjësi direkte për Masakrën e Srebrenicës kishte edhe kontigjenti holandez i ushtarëve të OKB-së që, në vend se t’i mbrojë civilët boshnjakë të zënë robë apo që u dorëzuan duke qenë nën mbrojtje të OKB- së, ata iu dorëzuan gjeneralit serb, Ratko Mlladiq pas së cilës ndodhi masakra më e madhe në Evropë, pas përfundimit të luftës së dytë botërore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 42 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë