KMDLNj shqetësohet për të burgosurit kosovarë NULL NULL 15.05.2015 09:39 15.05.2015 09:39 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin e saj për sjelljen e autoriteteve maqedonase për trajtimin e të arrestuarve në Kumanovë si dhe gjatë mbajtjes së tyre në objektin e paraburgimit në Shutkë. KMDLNj bën të ditur se përmes kontaktit me aktivistë për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka shprehur gatishmëri t’i vizitojë të paraburgosurit së bashku me ta, por është informuar se kjo është e pamundur dhe se deri më tani nuk i është lejuar as aktivistëve për të drejtat e njeriut të Maqedonisë t’i vizitojnë të paraburgosurit kosovarë. “KMDLNj ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë për Punë të Brendshme të Kosovës për vizitë Qendrave të Ndalimit ndërsa me Ministrinë e Drejtësisë për vizitë Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese. Mandati i vizitave për personat e arrestuar vlen vetëm brenda territorit të Kosovës ndërsa për vizita personave të arrestuar në shtetet tjera KMDLNj nuk ka mandat e as leje.”, thuhet në komunikatë. KMDLNj shpreh gatishmëri t’i vizitojë të arrestuarit kosovarë në Maqedoni nëse ministria e Drejtësisë e Kosovës arrin marrëveshje me atë të Drejtësisë së Maqedonisë për lejimin e vizitave të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 2 orë më parë