Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KMDLNJ iu bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin anti -Covid

NULL NULL
07.07.2020 11:39

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  iu ka bërë thirrje publike pavarësisht përkatësisë partiake që të votojnë ligjin anti-Covid-19 duke thënë se është momenti i fundit të veprohet në të mirën për qytetarin.

Ky ligj ishte iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, por për shkak të mospajtimeve politike, ai u bllokua.

“Po të ishte votuar me kohë Ligji anti – COVID,  sot do ta kishim një bazë ligjore që do ta bënte shumë më efikase luftën kundër pandemisë dhe pasojat do të ishin shumë më të vogla.  Për KMDLNj – ën është e pakuptueshme që qeveria po e pret datën e fundit të 11 korrikut në vend se të veprojë me urgjencë dhe në përputhje me situatën e krijuar ku seriozisht po rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës , me pasoja shumë më të rënda”, thuhet në reagimin e këtij këshilli, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.