Klubet gjermane e duan Zhegrovën në janar NULL NULL 08.01.2024 14:01 08.01.2024 14:01 Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është duke u kërkuar nga shumë klube të Bundesligas. Kështu ka raportuar gazetari i Sky Sports, Florian Plettenber, të hënën, i cili theksoi se 24-vjeçari është i hapur për një transferim në afatin kalimtar të dimrit. Klubet gjermane duhet të paguajnë deri në 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar. Plettenber, thotë se ëndrra e Zhegrovës është që të transferohet te top pesë klubet e Gjermanisë. Përndryshe, sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime. /Klankosova.tv.