Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubet angleze shkruajnë histori, për herë të parë sigurojnë tri finale evropiane

NULL NULL
08.05.2026 10:24

Futbolli anglez po përjeton një sezon historik në arenën evropiane, pasi për herë të parë klubet nga Anglia kanë siguruar finale në të tria garat e organizuara nga UEFA në të njëjtin edicion.

Arsenali ka prerë biletën për në finalen e UEFA Champions League, duke rikthyer londinezët në skenën më të madhe evropiane pas 20 vitesh. Në UEFA Europa League, në finale ka arritur Aston Villa, që po zhvillon një sezon fantastik nën drejtimin e Unai Emeryt.

Ndërkohë, befasia më e madhe vjen nga Crystal Palace, që për herë të parë në histori të klubit është kualifikuar në finalen e UEFA Europa Conference League, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë sukses, Anglia hyn në listën e vendeve që kanë pasur finalistë në të gjitha garat europiane të UEFA-s brenda një sezoni.

Më herët, këtë arritje e kishte realizuar Italia në dy raste. Fillimisht në sezonin 1989/90, kur: – Milan fitoi Kupën e Kampionëve, – Juventus triumfoi në Kupën UEFA, –  Sampdoria fitoi Kupën e Kupave.

Italia e përsëriti këtë sukses edhe në sezonin 2022/23, por këtë herë me: – Inter  në finalen e Champions League, – Roma në finalen e Europa League, – Fiorentina në finalen e Conference League. Megjithatë, atë edicion klubet italiane i humbën të tria finalet, ndërsa tani klubet angleze synojnë ta kurorëzojnë dominimin me trofe evropianë.

lajme të ngjashme