Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klosi: Rritja e pensioneve kishte diferenca të mëdha

NULL NULL
02.06.2016 11:21

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka paraqitur edhe njëherë skemën e re të sigurimeve shoqërorë. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për “Për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve”, sipas të cilit një sërë pensionesh të caktuara në vitet 1993-1996 do të përfitojnë rritje.

Gjatë një konferencë për shtyp, Klosi pohoi se kjo skemë ishte në prag falimentimi dhe se kishte diferenca të paarsyeshme për kategori të ndryshme pensionistësh.

“Dje Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rrije të pensioneve për disa mijëra pensionist të viteve 94-96. Ato kanë marrë pensione më të ulëta dhe kanë punuar në kushte të njëjta pune. Arsye kryesore ka qenë neglizhenca. Arsyeja ka qenë indeksimi i pabarabartë dhe rritjes së pensioneve të ulëta”, tha ministri i Mirëqenies.

Sipas tij, ligji i pensioneve që nga vitit 1993 ndryshoi në mënyrë drastike.

Ministri Klosi shtoi se nga kjo VKM përfitojnë mbi 19 mijë persona. “Do të vlerësohen pensionet për vjetëri shërbimi dhe për ish-ushtarakët. Do të vlerësohen pensionet e punonjësve të nëntokës që ishin në marrëdhënie pune deri në vitin 95. Nga vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave përfitojnë 19 mijë e 650 persona, nga të cilat 10 mijë e 55 persona të dalë në pension në 93-96. Do rregullohen të tëra gabimet e së shkuarës”, pohoi Klosi./Shekulli.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.