Klosi kritikon Erion Velijajn NULL NULL 26.10.2015 15:30 26.10.2015 15:30 Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka kritikuar sot Zyrat e Punës që u reformuan në mbarë vendin nga paraardhësi i tij, Erion Veliaj, pasi janë pasive në zgjidhjen e problemit të të papunëve. Për paradoks, ato kanë regjistruar 150 mijë të papunë, ndërkohë që mbajnë bosh, 26 800 vende të lira, pa u dhënë zgjidhje, nevojtarëve. Gjatë një vizitë që bëri sot në një kompani përpunimi druri në Tiranë, Klosi tha: “Në bisedë me shumë biznesmenë, në bisedë me të gjithë ata që ofrojnë punë, ne shohim se kemi një situatë paradoksale në vendin tonë. Në zyrat tona të Punës sot kemi plotë 150 mijë veta që kërkojnë punë, ndërkohë që në po të njëjtat zyra dhe sportele kemi 26 800 vende të lira pune. Pra biznesi kërkon punë, Shqipëria nuk ofron punonjës të kualifikuar.” Një tjetër aspekt ku duhet të ketë një qasje tjetër për të rritur punësimet në vend, sipas ministrit janë dhe zyrat e Punës, të cilat duhet të kalojnë nga roli i tyre pasiv në një rol më aktiv. “Zyrat tona të Punës në gjithë Shqipërinë duhet ta ndërrojnë krejtësisht aktivitetin e tyre, duhet të jenë shumë më tepër aktive dhe të jenë shumë më tepër në detyrën që ato kanë që të ofrojnë negociata midis biznesit dhe punëmarrësit, me qëllim që të kemi mundësi që në shkallë republike, këto vende të reja pune t’u bëhen me dije qytetarëve shqiptarë dhe të kemi mundësi që zyrat e Punës të mos jenë zyra pasive dhe që marrin vetëm ankesat e qytetarëve, por edhe t’ua zgjidhin ato”, – u shpreh ministri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.