Klopp: Liverpooli është tërheqës edhe pa Ligën e Kampionëve NULL NULL 12.05.2023 14:07 12.05.2023 14:07 Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se edhe nëse nuk kualifikohen për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të jenë tërheqës për lojtarët gjatë afatit kalimtar të verës të transferimeve. Megjithatë, Klopp vuri në dukje se do të jetë e vështirë të sigurojë disa lojtarë pa plasman në Ligën e Kampionëve, përcjell Klankosova.tv. “Ne nuk mund të garantojmë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, por gjithçka tjetër është e njëjtë. Është një klub fantastik”, u shpreh Klopp. “Ne jemi Liverpool, shumë tërheqës për shumë lojtarë. Unë nuk jam i shqetësuar. Sigurisht, është më e vështirë pa UCL”. Ndërkohë, Liverpooli aktualisht renditet në pozitën e pestë me 62 pikë, pas 35 ndeshjeve, një pikë larg Manchester Unitedit, që është në pozitën e katërt, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS