Klopp i thur lavde Conte NULL NULL 16.09.2016 20:52 16.09.2016 20:52 Menaxheri i Reds ka shumë respekt për homologun e tij tek Chelsea, dhe beson se ai është idhull i bianconer-ëve edhe si lojtar edhe si trajner. Jurgen Klopp e ka cilësuar Antonio Conte si Pep Guardiola i Juventusit, para përballjes së tij me Chelsea të premten. Conte siguroi tre tituj të njëpasnjëshëm të Serie A me Juventus, pas pesë titujve të tillë dhe një të Ligës së Kampionëve si lojtar. Ish kapiteni i Juventusit mori drejtimin e Chelsea këtë edicion, pasi la përfaqësuesen e Italisë në përfundim të Europianit të mbajtur në Francë. “Nuk e di si ia bën. Ai duket shumë emocional, edhe kur nuk ka gola”. “Ai është trajner i suksesshëm. Është Pep Guardiola i Juventusit. A i ka krijuar një stil special loje, por nuk do të luajmë kundër tij”.