Klopp e quan Wirtzin talent shekullor NULL NULL 12.10.2025 17:12 12.10.2025 17:12 Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka lavdëruar mesfushorin e ri Florian Wirtz, duke e quajtur atë “talent të shekullit”. Në një deklaratë për mediat, Klopp tha se nuk ka asnjë shqetësim për cilësinë e Wirtzit, duke theksuar se “ai është jashtëzakonisht i shkëlqyer”. “Nuk kam pse të shqetësohem për Florianin, sepse cilësia e tij është jashtëzakonisht e shkëlqyer”, ka thënë Kloppi. “Ai është talent shekullor, dhe do të vijë një moment që do ta tregojë sërish këtë në çdo ndeshje, ashtu siç e ka treguar te Leverkuseni.”