Klinika Infektive: Tre pacientë në gjendje të rëndë, tre të tjerë lirohen në shtëpi NULL NULL 19.05.2020 11:04 19.05.2020 11:04 Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot gjenden shtatë pacientë të infektuar me Covid-19. Nga shtatë pacientët e infektuar me Covid-19: 4 raste janë në gjendje stabile 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv). Sot lirohen nga klinika tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.