Klinika e syve kursen shtetin, kryen operime që bëheshin veç jashtë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 28.05.2022 20:36 nga Arbreshë Uka 28.05.2022 20:36 Klinika e Syve në QKUK ka ulur dukshëm numrin e referimeve për trajtim jashtë këtij institucioni. Nga 500 raste sa ishin referuar deri në vitin 2019, tani janë referuar vetëm 100 pacientë. Kësisoj oftalmologu Mentor Gorani, thotë se është kursyer edhe buxheti i shtetit, nga dy milionë për 500 raste të referuara më parë, tani kostoja kap vlerën diku mbi 400 mijë euro. Ndërkaq edhe pacientët shprehen të lumtur me shërbimet që po i marrin këtu, aq më tepër, të cilët janë operuar në këtë klinikë, intervenime këto të cilat kushtojnë mijëra euro nëpër klinikat private. Megjithatë, mbetet sfidë trajtimi i disa patologjive tjera më të rralla dhe më të avancuara. Lista e pritjes në këtë klinikë është 2 -5 javë, por për operacionet e perdes së syrit, pritjet janë 4-6 muaj.