Klinika e Gastroeneterologjisë pajiset me dy aparatura të reja NULL NULL 08.11.2019 13:14 08.11.2019 13:14 Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK është furnizuar me Videogastroskop dhe Videokolonoskop të ri, me të cilat mjekët do të mund të trajtojnë pacientët me metoda bashkëkohore. Menaxhmenti Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kishte prioritet furnizimin me aparaturë për këtë klinikë, e cila në vazhdimësi ishte ballafaquar me mungesë të pajisjeve mjekësore. Pajisjet janë të vendosura në një shtyllë dhe mundësojnë incizimin e traktit të sipërm (ezofagut, lukthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore deri në një segment të caktuar). Po ashtu, me këtë aparaturë mjekët mund të trajtojnë edhe problemet e shfaqura te trakti i poshtëm digjestiv, që përfshin zorrën e trashë, me mundësi depërtimi deri në 30 centimetra edhe në pjesën përfundimtare të zorrës së hollë, transmeton Klan Kosova. Me ardhjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizimin e dy dhomave shtesë, në Klinikën e Gastroenterologjisë pritjet e pacientëve për trajtim do të shkurtohen, derisa puna për stafin shëndetësor do të jetë më e lehtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë