Klinë: Sulmon fizikisht vëllain, arrestohet – i gjendet edhe drogë NULL NULL 11.04.2024 18:22 11.04.2024 18:22 Foto ilustruese. Rrahja. Një rast i dhunës në familje ka ndodhur sot pas mesnatës në rrugën “Isa Boletini” në Klinë. Një burrë që ishte nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Me këtë rast ai edhe është arrestuar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia. “I dyshuari i ka shkaktuar familjarit të tij lëndime të lehta trupore. Gjatë kontrollit në trupin e tij ka gjetur edhe një sasi të substancës narkotike të llojit “Marihuanë””, thanë nga policia. I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në Qendren e Ndalimit për 48 orë. Rasti po hetohet si “Dhunë në familje” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. Klankosova.tv merr vesh se gjatë arrestimit të tij policia ka hasur në rezistencë me ç’rast u detyrua të përdorte edhe forcë propocionale. Po ashtu, ai në shtëpinë e tij i kishte demoluar edhe dyert. Ende nuk dihet se për çfarë arsye ka ndodhur ngjarja/Klankosova.tv