Klinaku: Specialja po gjykon luftën e UÇK-së e jo serbët që kryen krime në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klinaku: Specialja po gjykon luftën e UÇK-së e jo serbët që kryen krime në Kosovë

NULL NULL
24.12.2022 15:00

15:35 – Përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të Mustafës

Ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër Gjykatës Speciale pas dënimit prej 26 vjetësh që i dha javën e kaluar ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në protestën e thirrur nga PSD-ja morën qindra qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe familjarë të tyre dhe deputetë, njofton Klankosova.tv

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Gjykatë Speciale-Padrejtësi Speciale”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, ishin disa nga pankartat që qytetarët mbanin në duar.

Kujtojmë se protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e cila vazhdoi te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.


15:18 – Klinaku: Specialja po gjykon UÇK-në e jo krimet e kryera në Kosovë

Në protestën e thirrur nga PSD-ja kanë marr pjesë edhe veteranë të UÇK-së, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku tha se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët e jo krimet e kryera në Kosovë nga pushtuesi serb.

Ai shtoi para protestuesve tha se Gjykata Speciale po e gjykon vetëm luftën çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se madje Specialja e ka quajtur edhe organizatë të përbashkët kriminale Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Ekonominaonline.

“Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet që i ka shkaktuar pushtuesi serb. Ajo po gjykon luftën tonë çlirimtare”.

“Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale.  Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë”.

“Organizatat e veteranëve kanë qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.

Sipas tij, OVL e UÇK-së ishte kundër themelimit të Gjykatës Speciale.


15:00 – I moshuari me veshje të UÇK-së e me flamurin kombëtar, udhëheq protestën


14:58 – Të pranishme në protestë edhe dy deputetet nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi


14:55 – Deklaratat e organizatorëve të protestës

Molliqaj: Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë, bashkë ta ndryshojmë Ligjin për Specialen

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, tha se krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë.

Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së. Sipas tij, duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale.

“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”.

“Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”.

“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”.

“Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”.

 


14:35 – Fotografi të tjera nga protesta


14:02 – Fillon protesta

Ka filluar protesta kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së me 26 vjet burgim.

Në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate do të kërkohet nga deputetët ndryshimi i ligjit për këtë gjykatë.

Protestuesit në pankarta po mbajnë emrat e të paraburgosurve në Hagë dhe të UÇK-së.