Klina në karantinë – Halil Kastrati iu del në ndihmë 50 familjeve nevojtare NULL NULL 20.03.2020 18:42 20.03.2020 18:42 Komuna e Klinës është e para që ka hyrë në karantinë. Kjo komunë ka kërkuar ndihmë, pasi që familjet kanë mbetur të izoluara dhe kanë nevojë për ushqim dhe gjëra tjera higjienike. Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Komunën e Klinës u kanë ndal në ndihmë 50 familjeve skamnore në këtë qytet. Kjo ndihmë u bë në bashkëpunim me Komunën e Klinës. “Lehte nuk e kemi por me u ndale nuk do te ndalemi”- tha Kastrati. Njoftimi i plotë: Lehte nuk e kemi por me u ndale nuk do te ndalemi Sot ishim në Klinë! Për të ju gjendur afër nevojtarëve stafi jonë sot ishin në komunën e Klinës dhe i ndihmuam 50 familje nevojtare me gjëra ushqimore, higjienike dhe me nga një thes 25kg miell. Gjate këtyre ditëve i kemi furnizuar të gjitha familjet që i kemi të regjistruara në kuzhinat tona në Prizren dhe Janjevë. Nesër plani jonë është ta ndihmojm komunën e Malishevës dhe do të vazhdojmë edhe komunat tjera. O Zot ruaje popullin tonë dhe mbarë njerëzimin si dhe shpërblejë bamirësit.