Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klasikja gjermane mes Bayernit dhe Dortmundit transmetohet në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 05.03.2021 20:11

Dita e shtunë do të jetë e mbushur me sport në platformën më unike dhe atraktive në vend, Artmotion. Nga shumë evente që transmetohen live dhe ekskluzivisht në kanalet Art Sport 1,2 dhe 3, padyshim që epiqendra e vëmendjes pritet të jetë në klasiken gjermane mes Bayernit dhe Dortmundit. 

15:30        M’Gladbach – Leverkusen         ART SPORT 1

Dy prej skuadrave që luajnë futbollin më të bukur në Bundesliga, Monchengladbachu dhe Leverkuseni përballen mes tyre këtë të shtunë në një duel interesant që i gjenë skuadrat në pozita krejt të ndryshme nga pritshmëritë dhe larg pozitave të para në tabelë, kjo ndeshje transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Deri më tani në 23 xhiro të luajtura, Leverkusen mbanë pozitën e gjashtë me 37 pikë, ata kanë 10 fitore, 7 barazime dhe 6 disfata këtë edicion. Aspak më mirë nuk qëndrojnë as vendasit, të cilët këtë duel në “Borussia Park” e presin në pozitën e nëntë në tabelë me 33 pikë të arkëtuara pas 23 ndeshjeve, shumë pak për një skuadër që luan edhe në kompeticionet evropiane.

Kjo ndeshje shihet si mundësi për të dalë nga kriza tek të dy skuadrat, teksa padyshim që fitorja do jetë synimi i vetëm si për Leverkusen ashtu edhe për Monchengladbach.

M’Gladbach, 11-shja e mundshme startuese:

Sommer – Beyer, Ginter, Elvedi, Bensebaini – Neuhas, Zakaria, Wolf – Hoffman, Thuram, Plea

Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:

Grill – Tapsoba, Dragoviç, Wendell, Weiser – Palacios, Demirbay, Amiri – Diaby, Schick, Bailey 

15:30       FREIBURG – LEIPZIG                     ART SPORT 2

Leipzigu kërkon fitoren e radhës në “Schvarzvald Stadion” ndaj të papërshtatshmëve të Freiburgut më mendjen edhe tek dueli kryesor që zhvillohet pas disa orëve në “Allianz Arena” në mes Bayernit dhe Dortmundit. Kjo ndeshje interesante nga Bundesliga vjen në ekranet e juaja në Art Sport 2, të shtunën duke nisur nga ora 15:30.

Pas 23 ndeshjeve të luajtura, Leipzig qëndron në pozitën e dytë në tabelë me vetëm dy  pikë më pak se sa Bayerni që janë lider aktual në elitën e futbollit gjerman, skuadra e re gjermane dalëngadalë po bëhet një forcë e rëndësishme e kontinentit, teksa këtë vit kërkon titullin e Bundesligës. Nga ana tjetër Freiburg mbanë pozitën e tetë në tabelë me 34 pikë të grumbulluara, apo thënë ndryshe 8 pikë më pak se sa zona “Champions”.

Kjo ndeshje konsiderohet si një nga ato që nuk duhen humbur, pasi që ka rëndësi të madhe për të dy ekipet, Leipzigu kërkon vetëm kreun e renditjes ndërsa Freiburgu pozicionimin sa më të mirë.

Freiburg, 11-shja e mundshme startuese:

Muller – Lienhart, Gunter, Schmid, Gulde – Santamaria, Haberer, Keitel – Slla, Grifo, Jeong

Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:

Gulasci – Konate, Klostermann, Angelino, Mukiele – Adams, Sabitzer, Nkunku – Forsberg, Sorloth, Kluivert

18:00 BAYERN – DORTMUND ART SPORT 1

Atraksioni kryesor nga futbolli gjerman dhe ai evropian vjen drejtpërdrejt në programet tuaja përmes platformës më të pasur sportive, Artmotion.

Dy skuadrat më të mira dhe më të suksesëshme të shekullit 21 në Bundesliga, Bayerni dhe Dortmundi do të përballen me njëra-tjetrën në “Allianz Arena” në një duel për të mos u humbur që transmetohet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në ArtSport 1.

Bayerni që mbanë pozitën e parë në tabelë edhe pas plotë 23 ndeshjeve, do të synojë fitoren e radhës në duelin kundër Dortmundit për të vazhduar e qetë në krye të tabelës, nga ana tjetër Dortmundi përveç se t’i prishë punë bavarezëve për titull do të kërkojë pikët edhe përshkak se ka mbetur paksa mbrapa në luftë për katër pozitat e para në tabelë.

Pavard, Tolisso dhe Costa janë mungesat e sigurta tek skuadra e drejtuar nga Hans – Dieter Flick, teksa në anën tjetër Dortmundit të Edin Terziç i mungojë Akanji, Guerreiro, Witsel dhe Dahoud.

Bayern, 11-shja e mundshme startuese:

Neuer- Davies, Sule, Alaba, Sarr – Kimmich, Goretzka, Sane, Gnabry, Muller – Lewandowski 

Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:

Burki – Hummels, Can, Schultz, Meunier – Delaney, Bellingham, Reus – Hazard, Sancho, Haaland

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.