Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Klasikja gjermane”, Dortmund – Bayern sot përball njëri-tjetrit

NULL NULL
04.12.2021 13:11
Borussia Dortmund v FC Bayern München - Bundesliga for DFL

Me fillim nga ora 18:30, në “Signal Iduna Park” do të luhet “Klasikja gjermane” në mes të Dortmundit dhe Bayernit.

Arsyet janë të shumta se pse kjo ndeshje zgjon emocione të veçanta tek tifozët e dyja ekipeve.

“Bavarezët” gjenden në vendin e parë me 31 pikë ndërsa “Milionerët” gjendet në vendin e dytë me një pikë më shumë.

Se a do ta mbajnë kreun e parë djelmoshat e Julian Nagelsmann, do të mbetet të shihet.

Sfida sot është e përqendruar tek dy sulmuesit kryesorë, Erling Haaland dhe Robert Lewandowski.

Dy “bomberët” e ekipeve përkatëse do të ndeshen sot për të marrë një fitore tepër me vlerë, por mbetet të shihet se kush do të shënojë i pari.

Lewandowski i ka shënuar 14 gola në 13 ndeshje ndërsa Haaland i ka 10 gola të shënuar në shtatë ndeshje sa është paraqitur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.