Klan Kosova shpall konkurs për narrator NULL NULL 08.04.2026 18:40 08.04.2026 18:40 TV “Klan Kosova”, shpall: K O N K U R S për plotësimin e vendit të lirë të punës, me sa vijon: Narrator – një (1) pozitë Përshkrimi i Pozitës Narratori është përgjegjës për realizimin e narracioneve (voice-over) për programe të ndryshme mediale, duke siguruar që përmbajtja të përcillet qartë, saktë dhe në mënyrë profesionale tek audienca. Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, janë: Realizon narracion (voice-over) për emisione, dokumentarë, reklama dhe materiale digjitale Lexon dhe interpreton tekste me diksion të qartë dhe ton të përshtatshëm Bashkëpunon me ekipin editorial dhe teknik për realizimin e projekteve Përshtat stilin e të folurit sipas natyrës së përmbajtjes Merr pjesë në incizime në studio dhe ndjek udhëzimet profesionale Respekton afatet kohore dhe standardet e cilësisë Kryen ripërsëritje të incizimeve sipas kërkesës Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare (preferohet në gazetari, komunikim, aktrim ose fusha të ngjashme) Zë i qartë dhe diksion shumë i mirë (shqiptim i saktë) në gjuhën shqipe Aftësi të mira interpretimi dhe komunikimi Përvojë e mëparshme në narracion/voice-over (avantazh) Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion Njohuri bazike të punës në studio audio (avantazh) Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, duhet t’i dërgojnë këto dokumente: CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes universitare ose të përgatitjes profesionale Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse Letër rekomandime, ose referenca eventuale Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në: hr@klankosova.tv Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Konkursi mbetet i hapur deri më dt. 20.04.2026, në orën 16:00