Lajmet e fundit

Instituti Ndërkombëtar Republikan amerikan (IRI) ka pubikuar rezultatet e një sondazhi të realizuar nga 5 shkurti deri më 4 mars në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas këtij raporti, televizioni Klan Kosova zë vendin e parë si televizioni më i besueshëm në vend.
Në pyetjen se cilës media specifike i besojnë më shumë për të marrë informacionin politik, si televizion, radio, gazetë, portal, nga respodentët e këtij hulumtimi, 18 përqind prej tyre e kanë zgjedhur të parën Klan Kosovën, ndërsa 15% janë përgjigjur duke e renditur si zgjedhje të dytë, dhe 7 % të tjerë si zgjedhje e tretë.