Klan Kosova me transmetim special për Fitër Bajram nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO) NULL NULL 09.04.2024 20:54 09.04.2024 20:54 Gazetari Drin Demiri nga xhamia "Haxhi Ibrahim Devolli" në Pejë Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë do të kumbojë në ceremoninë e faljes së Fiter Bajramit, namazi i të cilit falet në 06:41 minuta. Por, transmetimi special do të nisë dy orë më herët nga ekipi i Klan Kosovës i përbërë prej më shumë se 20 njerëz të cilët kanë shkuar atje një ditë më herët. Ceremonia nis me faljen e namazit të sabahut, i cili nuk falet menjëherë, por vetëm thirret ezani, ndërsa pas pak minutash pritje, do të falet farzi i namazit të sabahut, ndërsa më pas ceremonia do të pasojë me derse të hoxhollarëve. Po ashtu, do të ketë edhe program artistik sic është këndimi i ilahive nga ilahisti Egzon Ibrahimi e do të ketë edhe ligjërata.