Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klan Kosova me serial të ri televiziv: Doktori i mrekullive

NULL NULL
27.03.2020 16:21

Klan Kosova nga kjo e hënë nis me serialin e ri televiziv “Doktori i mrekullive” i cili vjen premierë në ekranet shqiptare.

Aktualisht ky serial është fenomen televiziv në ekranet turke pasi që ka thyer rekorde shikueshmëri.

Skenari i saj është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe protagonist është Aliu, i cili ka qenë viktimë e bullizmit që i vogël për shkak se është i prekur me autizëm.

Paragjykimet nuk ndalen për të as kur dëshiron të realizoj ëndrrën e tij e të bëhet kirurg.

Por, bullizmi, paragjykimet e sfidat e kthejnë në forcë kirurgun që do të mahnis të gjithë.

“Doktori i mrekullive” do të nis transmetimin nga data 30 mars për tu shfaqur nga e hëna në të premte në ora 19:00 në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.