Klan Kosova FM – 3 vjet me ju (VIDEO) NULL NULL 28.11.2024 12:23 28.11.2024 12:23 3 vjet Klan Kosova FM Tre vjet më parë, në botën mediatike të Kosovës erdhi një zë i ri, i cili shumë shpejt u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së dëgjuesve – Radio Klan Kosova FM. Ndërsa feston përvjetorin e saj të tretë, ajo nuk është thjesht një stacion radiofonik, por një simbol i asaj që mund të arrihet kur pasioni dhe profesionalizmi kombinohen me qëllimin për t’i shërbyer komunitetit. Me përkushtim të madh ndaj dëgjuesve, Klan Kosova FM tashmë ka fituar zemrat e publikut në çdo cep të Kosovës. Përmes frekuencave 95.2 dhe 90.8 FM, ajo vazhdon të jetë zëri juaj për lajmet më të fundit, informimin e saktë dhe emisionet cilësore. Përveç frekuencave tona, mund të na ndiqni edhe në kanalin 1 të Artmotion dhe të na dëgjoni nga çdo vend përmes aplikacionit tonë mobil. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj gjatë këtyre tre viteve. Klan Kosova FM – jemi bashkë! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025