Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klan Kosova e Artmotion në “Bernabeu”, Arlind Sadiku jep detajet e fundit (VIDEO)

NULL NULL
07.05.2024 20:49

Nesër në “Santiago Bernabeu” do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, në një lidhje direkte në Klan Kosova bëri të ditur se sot ishte atmosferë e qetë në “Santiago Bernabeu”, por sipas tij, njëjtë s’do të jetë nesër ku pritet që të jenë të pranishëm mbi 80 mijë tifozë.

Sadiku tha se futbollistët e Bayern Munichut para pak minutash kanë arritur në Madrid, të cilët vetëm u shëtitën në fushën e stadiumit, pasi stërvitjen e kanë kryer në Munich.

Ndërsa, lojtarët e Real Madridit, stërvitjen e fundit para takimit nesër e kanë kryer sot në qendrën stërvitore në “Valdebas”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, ndërsa cilado prej ekipeve arrin fitoren nesër, do të kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalen me Realit dhe Bayernit mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova dhe në Art Sport duke filluar nga ora 21:00.

lajme të ngjashme