Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo seri e kishte episodin përfundimtar më të mirin sipas Jerry Seinfeldit

NULL NULL
23.04.2024 14:50

Komiku Jerry Seinfeld i njohur për serinë me të njëjtin emër e ka ndarë mendimin e tij se cila seri e kishte episodin e fundit më të mirë.

Ndonëse seria e Seinfeldit ishte dhe vijon të jetë ndër më të suksesshmet komercialisht dhe kritikisht, ata ishin kritikuar së tepërmi për episodin e fundit.

Këtë gjë e ka pranuar edhe ai dhe bashkëkrijuesi tjetër i serisë, Larry David, por kësaj radhe ai vetë ka folur për serinë për të cilën mendon se ka përfunduar në mënyrën më të mirë.

“Mendoj që Mad Men e kishte më të mirin. Sa kënaqës. Sa për të qeshur”, ka thënë Seinfeldi.

Mad Men ishte një seri amerikane që u emetua nga viti 2007  deri më 2015, duke arritur t’i fitojë 16 Emmys dhe pesë Golden Globes.

lajme të ngjashme