Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo qeveri e ‘lodht’ s’mund ta drejtojë më vendin

NULL NULL
13.04.2018 11:39
"Qeveria është e dështuar. Është vlerësim i yni që edhe kuvendi është jofunksional. Javën që lam pasë ne kemi pasur takim me Angelina Eichhorst dhe me Matthew Palmer, dhe në të dyja i kemi paraqitur opinionet tona, duke argumentuar qëndrimet tona pse duhet të shkojmë në zgjedhje dhe pse kjo qeveri e lodht e brishtë nuk mund të qeverisë më me vendin"

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se synojnë që këtë vit vendi të shkojë në zgjedhje, qoftë përmes një marrëveshje politike, qoftë përmes mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Në konferencën e përjavshme për media, ai ka deklaruar se institucionet kryesore të vendit janë duke dështuar të kryejnë detyrat e tyre, ndaj duhet ndryshim rrënjësor që mund të bëhet vetëm përmes një procesi zgjedhor.

“Qeveria është e dështuar. Është vlerësim i yni që edhe kuvendi është jofunksional. Javën që lam pasë ne kemi pasur takim me Angelina Eichhorst dhe me Mattheë Palmer, dhe në të dyja i kemi paraqitur opinionet tona, duke argumentuar qëndrimet tona pse duhet të shkojmë në zgjedhje dhe pse kjo qeveri e lodht e brishtë nuk mund të qeverisë më më vendin”.

“Qëndrimi ynë si opozitë ka qenë konstruktiv vazhdimisht, e kemi treguar vazhdimisht, sidomos në rastin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Rrugëzgjidhje për dalje nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e reja, që do të mbaheshin këtë vit. Ne e kemi ofruar mundësinë që të ulemi të bisedojmë për të caktuar datën e zgjedhjeve. Kemi edhe nga pozita që nuk janë kundër zgjedhjeve të reja”.

“Angazhimi ynë është që në të ardhmen të bëjmë mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie. Por për të dyja na duhet koordinim me të gjithë faktorët që janë të interesuar për të shkuar në zgjedhje”.

“Ne do të sillemi si opozitë konstruktive, veçanërisht për ligjet që lidhen me integrime europiane. Por nuk përjashtohet mundësia që të jemi edhe opozitë që nuk voton ligje, apo nuk merr pjesë në votim, për ta shtuar presionin ndaj kësaj qeverie”.

“Neve na thonë që shpesh nuk jemi seriozë. Por unë jam i bindur që ai(kryeministri Ramush Haradinaj) nuk është serioz. Ne jemi të interesuar që këtë vit të mbahen zgjedhjet. Dhe ne këtë gjë nuk e lidhim me liderin. Normalisht që po të ishte Isa Mustafa prezent do të ishte më mirë për ne. Por mendoj që punët i kemi mirë, sepse duam që të jemi zëri i qytetarëve të pakënaqur me këtë që po ndodh në vend”.

Beqiri, po ashtu ka komentuar deklaratat e Gazmend Muhaxherit, kryetar i Pejës, i cili ka thënë se të arriturat e tij politike e bëjnë atë kandidat të denjë të LDK-së për postin e kryeministrit të vendit, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Ne jemi shtëpi e madhe. Jemi parti politike ku mendoj se ka shumë njerëz që mund t’i hyjnë asaj gare. Unë s’e marr me të keq vullnetin e shprehur nga Gazmend Muhaxheri. Por është e qartë si merren vendimet në LDK. Nuk është tregues se kemi telashe. Ka shumë aspirantë dhe kjo nuk është gjë e keqe aspak. Por secili që pretendon duhet ta marrë bekimin dhe pëlqimin e forumeve të partisë. Vullneti i tij nuk duhet nënçmuar. Ndoshta e ka thënë pak herët, por s’e marrim me të keq. Ka pasur edhe para tij, që tinëz kanë thënë gjëra të ngjajshme”.

Sipasj tij, ushtria duhet bërë sa më parë që të jetë e mundur, por se pa ndihmën e miqve ndërkombëtar nuk mund të bëhet kurrsesi, meqë nuk do të ishte funksionale.

“Ushtria e Kosovës është nevojë e qytetarëve të Kosovës. Por ajo nuk mund të bëhet pa përkrahjen e miqve tanë. Ne nuk mund të paraqitemi rrahagjokës se e bëjmë vet këtë gjë. Nuk mund të kemi ushtri pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. Ne mund t’ia bëjmë qejfin vetes, por ushtri funksionale nuk mund të kemi”. /klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.