Kjo është vlera e kombëtares së Shqipërisë NULL NULL 13.06.2024 08:48 13.06.2024 08:48 Kombëtarja e Shqipërisë më 15 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2024”. Faqja e njohur “Transfermarkt” i ka publikuar të dhënat lidhur me “kuqezinjtë”. Po ashtu është bërë e ditur edhe vlera e futbollistëve. Shqipëria ka një vlerë prej 111.60 milionë eurosh. Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja, me 22 milionë euro. I dyti pas tij renditet Kristian Asllani, me 18 milionë euro, Ernest Muçi, me 13 milionë euro. Në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë është edhe kapiteni, Berat Gjimshiti, me 10 milionë euro. Skuadra e Sylvinhos, gjendet në grupin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Italia, Spanja dhe Kroacia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.