Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë (VIDEO)

NULL NULL
07.11.2025 11:16

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në Gollubovc të Malishevës, u arrestua sot rreth orës 06:30 nga Policia e Kosovës, teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të kësaj komune.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga shtëpia ku fshihej i dyshuari.

Nga pamjet shihet se brenda objektit kishte një deponi të madhe mbeturinash.

Pas arrestimit, Isufi, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar fillimisht në QKMF-në e Malishevës dhe më pas në QKUK për trajtim nën masa të rrepta sigurie.

Ekskluzive: Pas vrasjes së dyfishtë, Astrit Isufi ishte fshehur në shtëpi të pabanuar – u gjet i plagosur

lajme të ngjashme