Kjo është sasia e ujit që i nevojitet trupit tuaj NULL NULL 03.10.2021 11:00 03.10.2021 11:00 Ne të gjithë jemi mësuar se tetë gota ujë në ditë është numri magjik për të gjithë, por kjo duhet se nuk është sasia e duhur që i duhet trupit. Tamara Hew-Butler, një shkencëtare e ushtrimeve dhe sporteve në Universitetin Shtetëror Ëayne në Detroit tha se sasia e duhur e ujit për trupin përcaktohet duke u bazuar në disa faktor. “Faktorët unikë të tillë si pesha e trupit, temperatura dhe ajo se sa të fortë jeni duke marrë frymë dhe kur djersiteni do të përcaktojnë se sa keni nevojë për ujë”, u shpreh ajo. Sasia e ujit që ju nevojitet në ditë do të varet gjithashtu nga shëndeti juaj, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Dikush me probleme të zemrës ose gurë në veshka dallon për nga nevoja e sasisë së ujit me dikë që merr ilaçe diuretike ose dikë që po vuan nga të vjellat apo diarrea. Për shumicën e njerëzve të rinj, të shëndetshëm, mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar është thjesht të pini ujë kur keni etje. Kur dehidratoheni, përqendrimi i elektroliteve në gjakun tuaj rritet dhe trupi sinjalizon lirimin e hormonit vazopresinë, i cili përfundimisht e zvogëlon sasinë e ujit që lëshohet në urinë, në mënyrë që ta riktheni atë në trupin tuaj.