Kjo është pyetja të cilës Hilary Duff nuk do t’i përgjigjet më NULL NULL 23.04.2024 09:23 23.04.2024 09:23 Foshnja e Hilary Duff do të vijë kur të jetë koha e duhur. Aktorja 36-vjeçare Younger, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijët e katër, hyri në Instagram për t’iu thënë diçka njerëzve që vazhdimisht e pyesin se kur do të lindë. “Përshëndetje miq. Unë nuk po i përgjigjem më mesazheve “kur do të lindë fëmija?”, shkroi Hilary. “E di që të gjithë po presin, megjithatë, askush nuk e dëshiron këtë më shumë se unë”, vazhdoi tutje aktorja. Hilary njoftoi në dhjetor se është në pritje të fëmijës së saj të katërt. Ky fëmijë do të jetë i treti me bashkëshortin Matthew Koma, me të cilin ka vajzat, Mae, 3 dhe Banks, 5. Ajo ndan gjithashtu djalin Luca, 12 vjeç, me ish-burrin Mike Comrie.