Kjo është pesëshja e shteteve që njohën të parët Kosovën (FOTO) NULL NULL 17.02.2021 12:35 17.02.2021 12:35 Kosova sot shënon përvjetorin e 13 të Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së shtetësisë më 17 shkurt të vitit 2008 pasuan edhe njohjet ndërkombëtare. Në listën zyrtare të njohjeve publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, figurojnë 117 vende të cilat e kanë njohur vendin tonë Por, nga cilat shtete të botës erdhën njohjet e para. Ishte shteti i Kosta Rikës që u radhit i pari në njohje, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria e Turqia. Përgjatë viteve Kosova u njoh edhe nga 112 shtete të tjera ku listës së fundmi iu bashkua edhe Izraeli, njofton Klan Kosova. Më poshtë e gjeni pesëshen e parë të vendeve që njohën Kosovën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025