Kjo është një sekuencë nga klipi i parë i Robertit (VIDEO) NULL NULL 26.05.2016 13:14 26.05.2016 13:14 Ka kohë që pati paralajmëruar se do ta realizojë një këngë të veten, e me këtë hap do të fillonte karrierën e tij si solo këngëtar. Për këtë arsye edhe e kishte shkëputur bashkëpunimin shumëvjeçar me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit, e ka publikuar në profilin e tij në instagram një sekuencë nga kënga e video-klipi i tij i fundit. Me përshkrimin “coming soon”, ai e ka bërë me dije se kënga është gati e po pritet vetëm lansimi, detaj ky, që s’e ka shpalosur në këtë rrjet social, transmeton Klan Kosova. Së fundmi, emri i tij ka qenë mjaft i lakuar nëpër media për shkak të martesës së tij me Nora Istrefin, për të cilën u spekulua se i kishte dhënë fund lidhjes bashkëshortore me Robertin. View this post on Instagram Coming soon 🇦🇱 veq fillimi osht kshtu se po e shoh qe disa po mendojn qe osht hip hop kanga..durim kur te ndigjoni komplet mandej komentoni 👍 A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on May 26, 2016 at 3:01am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.